Kleopatra Skarco- Dokle, një nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare, feston sot ditëlindjen. Në fakt, është vetë ajo që e publikon moshën në një postim në faqen e saj në Facebook dhe të gjithë mbeten të habitur. Sepse duket se koha e mosha ka stopuar tek kjo zonjë e muzikës shqiptare.
E martuar me regjisorin e njohur Zehrudin Dokle, Kleopatra jeton në Sofje të bullgarisë, ku duhet thënë se edhe atje, ka qenë mjaft aktive. Për një periudhë rreth 10 vjeçare, Kleopatra dhe bashkëshorti Zehrudin, ishin pjesë e Estradës Profesioniste të Shkodrës. Në postimin e saj në Facebook, Kleopatra shkruan:
“??71 i mbush sot me te njejten dashuri per kengen dhe skenen! Ndjehem me fat dhe zemren plot! ?? Falenderoj me perulje publikun tim qe vazhdon ti perkund kenget e mia pa e perfillur kohen. Faleminderit Vizion Plus , @KENGE MOJ, dhe te magjishmen Aurela Gace per prezantimin e ngrohte. Ju pershendes dhe GEZUAR se bashku! ?”.
KUSH ËSHTË KARRIERA E KLAOPATRA SKARCO- DOKLE
Kleopatra Skarco-Dokle, lindi më 1949 në Nartë të rrethit të Vlorës, Shqipëri. Për herë të parë del në skenë me Ansamblin e Nartes, Vlore. Më 1966 fiton çmimin e parë ne Festivalin Kombëtar te Ansambleve Artistike, me kengen “Një Bahçe me Portokalle”
1966 – Turne dy muaj e gjysem, ne Kine me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve te Shqipërise.
1967 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 6 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Feste ne Malsi”.
1968 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 7 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Drite ne Malsi”.
1969 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 8 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Festa e Dritave”.
1969 – Kengetare profesioniste ne Estraden e Vlores.
1969 – Merr Medaljen e Art ne Festivalin Kombetar te Ansmbleve Artistike.
1970 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 9 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Nene dhe Shoqe”.
1971 – Fiton dy cmime te dyta ne Festivalin e 10 Kombetar te Radio Televizionit me kenget “Ne te Dy” dhe “Interesant”.
1971 – Turrne nje muaj, ne Rumani me Ansamblin e Kengeve dhe Valleve te Shqipërise.
1972 – Turrne nje muaj, ne Kosove me Ansamblin Laberia.
1972 – Fiton cmimin e dyte ne Festivalin e 12 Kombetar te Radio Televizionit me kengen “Bregdeti Yne i Kalter”.
1974 – Merr Medaljen e Arte per merita te shquara ne Festivalin e Ansambleve Artistike ne Tirane.
1978 – Martohet me Regjisorin Zehrudin Dokle.
1978 – Kengetare Profesioniste ne Estraden te qytetit te Kukesit.
1979 – Lindja e vajzes Olta.
1980 – Turrne nje muaj, ne Kosove me Estraden Profesioniste te Kukesit.
1982 – Incizon 25 kenge popullore me Orkestren Simfonike te Radio Televizionit.
1983 – Lindja e vajzes Borjana.
1987 – Kengetare Profesioniste ne Estraden e qytetit te Shkodres.
1990 – Lindja e djalit Leart.
1991 – Turne nje muaj, ne Maqedoni me Estraden Profesioniste te Shkodres.
1994 – Merr pjese ne spektaklin e njohur “12 në Hollywood”.
1997 – Këngëtare Profesioniste në Estradën e qytetit të Tiranës.
2000 – Merr pjese ne Festivalin Nderkombetar te Jaltes me Ansamblin Skenderbeu te Korces.
2003 – Merr pjese ne Spektaklin e madh televiziv “Maratona e Kenges Popullore”.
2006 – Perfaqeson Shqipërine ne festivalin Ballkanik ne Bullgari me buqete kengesh vlonjate.