Disa vende publike në Shkodër, janë zgjuar sot “të stolisur” me postera që ftojnë qytetarët në protestën e paralejmëruar për nesër (të shtunën). Posterat janë vendosur në vende të dukshme, siç është edhe muri i Prefekturës së Qarkut Shkodër. Përmes disa rreshtave, u bëhet thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e protestës, duke parashtruar edhe arsyet se pse thirret kjo protestë.
Deri tani, nuk dihet se kush është organizatori/organizatorët e kësaj proteste, një javë pas asaj që solli dëmtimin e selisë së PS- së në Shkodër. Si edhe në protestën e parë, njoftimet për protestën janë dhënë në faqen “MOnella Vagabonda” në Facebook dhe shpërndahen edhe nga shumë faqe të tjera.
Ndryshe nga protesta e 12 dhjetorit, për protestën e neserme, akoma nuk ka mnjë itinerar që do të ndjekë ajo. Sipas posterit të shpërndarë, është njoftuar vetëm pika e takimit, që sësrish është sheshi “Luigj Gurakuqi” në qendër të qytetit të Shkodrës.
PUBLIKIMI NË FAQEN “MONELLA VAGABONDA”
Te nderuar miq, qytetare te Shkodres!
Ardi Veliu nuk ka kurajo te dorehiqet pas presionit qytetar.
Kryeministri nuk ka kurajo te shkarkoje kryexhelatin e tij.
Asnje ndjese publike nuk degjuam nga goja e tyre.
Vrasja e Klodian Rashes u kthye ne AKSIDENTALE !!!!!
Nderkohe qe shqiptaret prisnin krejt tjeter pas ketij krimi me doren dhe armen e policise se shtetit.
Ata po tallen me ne.
Ata nuk kane me asnje skrupull.
Ata po na dhunojne ne çdo dite e çdo ore te jetes sone.
I nderuar qytetar!
Eshte koha te ngrejme zerin ndaj shtetit policor qe ka instaluar rilindja.
Ne nuk i kemi frike.
Ne duhet t’iu tregojme se nuk ka asnje dhune ne bote qe ndalon nje komb te protestoje per lirine e tij.
Te shtunen me 19 Dhjetor ora 11.00, te presim ne sheshin e piaces “Luigj Gurakuqi”.
#EjaEdheTi