Sot eshte dita e emigranteve. Eshte dita e historise se dhimbshme te kombit tone, eshte historia e cdo familje shqiptare, eshte historia e mijera te rinjve , e qindra mijra burrave e grave! Eshte edhe koha per te kerkuar falje ndaj tyre qe nuk i dhame mundesi me ndertu jeten e tyre ketu.
Eshte dita per t’i thene faleminderit qe nuk rreshtet duke ndihmuar ekonomine shqiptare. Eshte edhe momenti per t’i bere thirrje per te mbeshtetur edhe nje here vendin e tyre per te rikthyer shpresen e per te bere ndryshimin.
Historia e tyre eshte historia e guximit e sakrifices duke rrezikuar deri jeten per te ndertu endrren ne nje vend tjeter. Per dekada, ata me nje bujari unike kane mbajtur gjalle me remitanza familjet e veta dhe ekonomine shqiptare.
Kane nderuar vendin e kombin e tyre duke u integruar ne shoqerite perendimore. Nuk ia kthyen shpinen kurre atdheut edhe pse ai nuk i dha mundesi per te ndertu jeten dhe te ardhmen ne vendin e tyre.
Nuk iu degjua kurre fjala, as nuk iu mundesu kurre vota per te kerkuar llogari atyre qe shperdoruan miliarda euro kontribute nder vite.
Me perultesi e nderim iu bej thirrje te vazhdojne te kontribojne per vendin e tyre duke perzgjedh sa me shume shqiptare te mire, te ndershem, te shkolluar e edukuar dhe per te sjelle ndryshimin. Ne ua kemi borxh qe ata te votojne perfaqesuesit e popullit ne Kuvend.
Ata duhet te jene vete te zgjedhurit e popullit. Ata jane njerez te lire. Ata sjellin ndryshimin dhe largojne eliten e korruptuar dhe totalitare qe sundon me pazare kunder vullnetit te shqiptareve. Ata nuk jane thjesht 40% e popullsise por pjesa ma vitale e historia e suksesit dhe dhimbjes se popullit tone.
Ata jane pasqyra ku duhet te shihen ata qe kane patur mundesi e detyre te bejne dicka per vendin, por qe ne fakt kane vrare shpresen! Une sot kerkoj te falur … Nderim per bashkeqytetaret tane kudo ku jetojne larg atdheut te tyre. /Nga Jozefina TOPALLI, publikuar në faqen zyrtare në Facebook/