Ditën e sotme, u betua në Presidencë ministri i ri i brendshëm Bledi Çuçi. Bashkë me Milva Ikonomin, ata u betuan para Presidentit të Republikës Ilir Meta. Në këtë ditë, studiuesi i njohur Kastriot Dervishi, ka publikuar një statistikë interesante për ministrat e brendshëm që ka patur shteti shqiptar. Prej shumë syresh, fati ka qenë tragjik, teksa dikasteri që kanë drejtuar në vite të ndryshme, ka ndryshuar disa herë emrin.
PUBLIKIMI I KASTRIOT DERVISHIT
Ministri i 62-të
Bledi Çuçi është ministri i 62 i Brendshëm në historinë e shtetit shqiptar. Midis të tjerash, regjistrohen edhe këto të dhëna për ministrat që kanë drejtuar atë që sot quhet Ministria e Brendshme dhe më parë është quajtur edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Delegacia e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Rendit Publik.
Statistika:
12 vdiqën jashtë vendit
10 u burgosën
7 u vranë
7 dhanë dorëheqjen
6 u dënuan me vdekje
4 ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit
1 vdiq në burg