Jemi përpara të panjohurës së rradhës, që na pret me sjelljen e Covid-19 në prag të festave të fundvitit e muajt e ftohtë të dimrit dhe ndryshe nga cdo homolog në botë, kryeministri ynë shfaqet indiferent! Asnjë plan a strategji, asnjë komunikim me publikun, se si institucionet do sillen për t’i përballuar sa më lehtë javët e ardhshme. Shqiptarët janë të braktisur nga njeriu që e paguajnë për t’i siguruar mirëqenien, punësimin e shëndetin.
Dukshëm ka vetëm hallin e karriges qëkur shpërthimi i revoltës ndaj tij u derdh në rrugë, rrjete sociale e cdo tryezë shqiptari. Shikoni impenjimin mediatik, monetar e institucional për të sfumuar atë revoltë, që iu shfaq si realiteti i fundit të tij politik. Shikoni se si “shpëtojnë” nga “drejtësia e re”, ata që vodhën vota me orientim të tij, nën heshtjen e pacipë të kujdo, që shqetësohej publikisht për “dhunën” ndaj pemës së festave, por nuk u bën përshtypje mënyra sesi Edi Rama kontrollon cdo institucion, sesi keqpërdor taksat e qytetarëve, sesi kontrollon mediat për të mbytur cdo zë që i nxjerr bojën propagandës së kushtueshme të tij!
I njëjti model që nuk ndryshon prej vitesh, edhe me sjelljen e padenjë ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës znj.Vjosa Osmani. Mbivendosja e turpshme e mllefit personal ndaj detyrimeve institucionale, që i imponon pozicioni i lartë shtetëror është vazhdim i përcarjeve, që ka mbjellë prej vitesh mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
Partia Demokratike do e ndalë këtë model me qytetarët e lirë të këtij vendi më 25 prill! Shqiptarët meritojnë një kryeministër e një qeveri që shqetësohet e punon për ta, e jo që i dhunon e i burgos, pasi i ka vjedhur e mashtruar për gati 8 vite! /Nga Bardh SPAHIA/