Ditën e sotme, është paralajmëruar një protestë për të kërkuar drejtësi për Klodianin, 25 vjeçarin që u ekzekutua nga Policia e Shtetit. Gjatë ditëve të fundit, në shumë vende publike në Shkodër, janë shpërndarë postera sensibilizues për pjesëmarrjen në protestë.
Po ashtu, ka patur një ndeshmëri të lartë edhe në rrjetet sociale. Janë shpërndarë dhjetra e qindra mesazhe, që ftojnë qytetarët të marrin pjesë në protestë, e cila do të zhvillohet në 0rën 11.00 duke nisur ngs sheshi “Luigj Gurakuqi”.
Ndërkohë, gjatë orëve të natës, pikërisht në sheshin ku do të nisë protesta e sotme, është vendosur një banderolë gjigante me një mesazh të fortë. “Na nën dhé e ju mbi dhé, të fitum prap jena ne. Të shtunën ora 11.00 shihemi këtu”, thuhet në mesazhin që përcjell banderola.
Ajo është vendosur në një vend shumë të dukshëm, pikërisht në shpinën e monumentit të Luigj Gurakuqit, aty ku janë vendosur edhe një varg me flamuj nga vende të ndryshme të Europës e botës por që sot është vetëm Flamuri Kuqezi.
Protesta e sotme. është organizuar përmes rrjeteve sociale dhe nuk ka një apo disa persona organizator. Ashtu si protesta e një jave më parë, njoftimet për pjesëmarrje dhe mesazhet senssibilizuese, janë përcjellë nga një faqe në Facebook. /ShkodraWeb Media/