Ajo që përflitej prej kohësh, duket se është realizuar. Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ka një kryetar pas largimit të Skender Gjinushit që u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Edhe zyrtarisht, deputeti i Shkodrës Tom Doshi është kryetar i PSD-së. Të paktën, këtë lajm e kanë publikuar në rrjete sociale njerëz pranë deputetit të Shkodrës. Njëri prej tyre, Agron Ceka, i cili është edhe sekretar i PS- së në Vau- Dejës, shkruan në Facebook:
“Zyrtarisht Deputeti Tom Doshi behet Kryetar i Partis Socialdemokrate te Shqiperise. Objektivat e DEPUTETIT DOSHI jane:
2 Mandate ne Qarkun Shkoder
1 Mandat ne Qarkun Tirane!
I uroj suksese gjigandit superdeputetit te Veriut Tom Doshi.Shpresojme qe mandatin e ardhshem PSD te jete percaktuese ne qeverine e re 2021-2025 per te bere realitet gjitha premtimet,sepse Tom Doshi eshte malesor dhe burre i beses.Te gjithe e njohin per bamiresite e tij qe ka bere ne gjithe Shqiperine keto 25 vitet e fundit.”, shkruan Ceka.
Në këto 30 vite, është rasti i parë që një deputet i Shkrodrës ngjitet në krye të një partie politike në nivel kombëtar. Nga 2005- a, Doshi është zgjedhur deputet nga listat e PS-së, ndërsa në 2017- ën ai kandidoi nga radhët e PSD-së duke siguruar mandatin e deputetit.