Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”,
Policia bën me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 14:50 ku mjeti tip Benz është përplasur me mjetin tip çiklomotor me drejtues shtetasin, Preng Lazri rreth 60 vjeç.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i çiklomotorit dhe ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.