Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Progër. Dy persona janë aksidentuar rëndë teksa lëviznin me motor. Si pasojë, ka humbur jetën njeri prej tyre, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur rëndë dhe eshte derguar ne spital. Rreth ores 15.30 eshte mesuar se edhe ai ka nderruar jete per shkak te plageve te merra nga rrezimi me motor. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.