Rruga e Darragjatit në Njësinë Administrative Dajç, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Një aks shumë i rëndësishëm që i shërben 11 fshatrave të zonës, shkurton me 6 kilometër distancëm me qytetin e Shkodrës.
Faza e parë e rikonstruksionit, me gjatësi 1000 metër linear, realizohet me të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, me një vlerë 18.8 milion lekë. Punimet parashikojnë zgjerim të rrugës ekzistuese dhe ndërtim mure mbajtës anësore me volum 600 metër kub, sipërfaqe asfaltike rreth 4 mijë metër katror, sinjalistikë horizontale dhe vertikale.
Sipas administratorit të Njësisë Administrative Dajç Gjovalin Darragjati, përfundimi i punimeve do të lehtësojë dukshëm jo vetëm qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve por edhe produkteve të zonës në drejtim të qytetit të Shkodrës.