Helidon Bushati është prezantuar sot si drejtuesi politik i PD- së për Qarkun e Shkodrës. Pasditen e të martës Bushati është prezantuar fillimisht para strukturave demokrate të Shkodrës e më pas edhe para gazetarëve. Bushati është prezantuar nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe kryetari i degës Xhevdet Amuli.
Duke folur para gazetarëve, Bushati ka folur edhe për objektivat që demokratët shkodranë kanë për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, objektivi minimal është 7 deputetë, i cili është arritur edhe më herët, ka kujtuar ai. Bushati ka falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë strukturat, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek kryetari i PDSH-së Lulzim Basha.
Helidon Bushati ishte deputet i PD-së deri në vitin 2017, nga ku u tërhoq nga vendi i sigurtë në listë për ti krijuar hapësirë demokratëve të Vau- Dejësit. Pas tërheqjes, Bushati u zgjodh nga Kuvendi si antar i Autoritetit të Konkurrencës, si propozim i opozitës parlamentare, pozicion që ai vazhdon ta mbajë edhe aktualisht. /ShkodraWeb Media/