Një lokal në afërsi të “5 Heronjve të Vigut”, në Shkodër është sulmuar me armë. Pesona të paidentifikuar akoma, kanë qëlluar drejt lokalit në afërsi të Stacionit të Pompave në zonën e Dobraçit.
Lajmi bëhet i ditur nga persona në vendngjarje, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Lokali është në pronësi të shtetasit Albert Pjetri, i identifikuar edhe si vëllai i efektivit të “Shqiponjave” Nikoll Pjetri dhe i ish- administratorit të Rrethinave Vlash Pjetri.
Policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjare dhe po heton për rastin.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. P.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër