Natën e sotme, besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në të gjithë globin, festojnë Krishtlindjen. Bashkë me Festën e Pashkëve, janë dy ngjarjet më të rëndësishme për besimtarët e krishterë. Me këtë rast, drejtuesit e komuniteteve fetare, përcjellin mesazhet e tyre për besimtarët.
At Nikolla Petani, famullitar orthodhoks i Shkodrës, ka përcjellë mesazhin e tij nga katedralja e qytetit. Ai është ndalur në situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të pandemisë, teksa ka lexuar edhe mesazhin e Fotrlumturisë së tij Anastasit, kryepashkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Siç dihet, për shkak të kufizimeve të reja që nisin pikërisht sonte, në natën e Krishtlindjes, janë ndyshuar edhe oraret e zhvillimit të meshës. Kisha Katolike, ka shprehur haptas rezerva, teksa tradicionalisht, mesha e saj është zhvilluar rreth mesnatës.