Në ditë festash, të gjithë ne duhet të jemi më solidarë me njeri- tjetrin. Ka shumë mundësi e mënyra që të kontribuosh, sidomos për njerëzit e familjet në nevojë. Për këto Krishtlindje, 500 familje në qytet dhe në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër, janë mbështetur për tu dhënë mundësi të festojnë.
“Në këtë Krishtlindje, bashkë me Pastorin e Kishës Ungjillore “Shpresë për Shkodrën”, Pastor Koli Puka iu bashkuam të rinjve që po punojnë për mbështetjen e rreth 500 familjeve më në nevojë në qytetin e Shkodrës dhe të njësive administrative Bërdicë, Dajç, Velipojë, Rrethina dhe Guri i Zi.
Falenderoj me zemër Kishën Ungjillore “Shpresë për Shkodrën”, dhe të gjithë ata që na ndihmojnë me kontributin e tyre, që bashkë të bëjmë punë të mira.”, shkruan në Facebook kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.