Pak orë para sfidës së rëndësishme për vijimësinë me Skenderbeun në “Loro Boriçi”, KF Vllaznia sha ka dalë me një njoftim për tifozët. Kërkohet mirëkuptimi i tyre për pamundësinë e futjes në stadium të asnjë tifozi në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme. Siç dihet, pas ndeshjes me Partizanin në Shkodër, klubi kuqeblu u gjobit nga FSHF me 200.000 lekë për praninë e tifozëve në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM:
Klubi i Futbollit Vllaznia kërkon mirkuptimin e të gjithë tifozerisë së zjarrtë kuqeblu, dashamirësve dhe të gjithë mbështetësve tanë që në takimin e datës 27 Dhjetor, ora 13.45 i cili do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” kërkohet zbatimi rigoroz i masave dhe protokolleve për mbrojtjen ndaj COVID 19.
Prandaj përtej dëshirës tonë për të patur mbështetjen e tifozëve jemi të detyruar që ti bindemi rregullave të përcaktuara nga autoritetet shtetërore dhe FSHF për të mos lejuar prezencën e asnje tifozi në tribunat e stadiumit në mënyrë që klubi dhe ekipi mos të penalizohen nga shkelja e këtyre rregullave.
Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin shpresojmë që kjo pandemi shumë shpejt të marrë fund dhe të rikthehemi të gjithë bashkë në mbështetje të ekipit, Forza Vllaznia! ❤?