Një bombë e Luftës së Dytë Botërore plot 500 kg është zbuluar thuajse në mes të Tiranës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se bomba është shpërthyer në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.
“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”- shkruan ajo.