Moti për ditën e hënë, 28 dhjetor 2020, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të pakta në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 10-25 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.5 deri në 3.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 1/7
Zona e ulët 6/15
Zona bregdetare 10/14 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/