Termetet nuk po i ndahen Ballkanit. Pas turqisë, lëkundjet e forta të tokës janë ndjerë edhe në Kroaci. Në 06.28 sipas orës lokale, një termet me magnitudë 5.2 Rihter, ka shkundur fort tokën kroate.
Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, epiqendra e termetit ishte 49 km në juglindje të Zagrebit dhe 13 km në jugpërendim të Sisak. Thellësia e termetit ishte 10 km.
Përveç panikut tek banorët, deri në këto momente nuk ka informacione pët dëme njerëzore apo materiale.