Disa ditë më parë, përmes profilit të tij në Facebook, Agron Ceka publikoi lajmin se deputeti i Shkodrës Ton Doshi, ishte zyrtarisht kryetar i PSD- së, duke zëvendësuar Skender Gjinushin që u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave. Të gjitha mediat e portalet, iu referuan Cekës si sekretar i PS-së në Vau Dejës. Sot, përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e ShkodraWeb Media, Agron Ceka thotë se ka dhënë dorëheqje së sekretar i PS-së Vau Dejës që nga marsi.
Ajo që mbetet të shihet në vijim është nëse pas largimit nga PS- ja, a do ti bashkohet një force tjetër politike Ceka. Cilës forcë politike…për shembull PSD- së së drejtuar nga deputeti Tom Doshi….
MESAZHI I AGRON CEKA PËR SHKODRAWEB MEDIA
Prsh te nderuar miq dhe banore te Bashkise Vau Dejes.Duke marre shkas nga disa lajme qe kane qarkulluar ditet e fundit,dua te sqaroj opinionin publik;
Se qe na muajin mars per arsye personale une qe ne muajin mars kam dhene doreheqjen nga posti i Sekretarit per Mediat dhe Shoqerine Civile i PS Bashkia Vau Dejes.Kerkoj ndjese sepse eshte dashur ta bej publike me pare por per shkak te gjendjes se rende qe bota po kalon per shkak te Covid-19 nuk e kam pare te arsyeshme ta bej publike sepse njerezit kane plot halle dhe probleme.
Une do vazhdoj te jap kontributin tim modest ne permiresimin dhe zhvillimin ekonomik dhe social ne Bashkine Vau Dejes sa here qe te me jepet mundesia.Ju Flm te gjitheve miqve dhe atyre qe me kane zgjedhur dhe mbeshtetur gjithe keto vite.
Me respekt Agron Ceka