Dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i rëndë në autostradën Fushë-Krujë- Milot, afër kryqëzimit që të çon për në Kurbin.
Raportohet se më rëndë nga të plagosurit është shoferi i automjetit ngjyrë të kuqe, Enver Lika që është dërguar tek Trauma në Tiranë.
Automjeti humbi kontrollin pasi ishte me shpejtësi të lartë dhe u përplas me një trafikndarëse. Më pas mori flakë teksa bllokoi për disa momente edhe qarkullimin në autostradë.