Mbrëmjen e sotme është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine në Lezhë, e cila po drejtohej nga një i ri, 25-vjeçari Eduart Pica. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, sipas policisë në rrethana ende të paqarta.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave.
Policia e Lezhës deklaron se ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës për të kapur autorët e sulmit me armë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/ Informacion paraprak
Në lagjen “Nënë Tereza” , Lezhë në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E.P.,25 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.
Nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Lezhë janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës.