Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç është shprehur mjaft i rezervuar në prag të ndeshjes së rëndësishme me Teutën nesër në “Loro Boriçi”. Në daljen e zakonshme para gayetarëve, ai ka vlerësuar fillimisht afrimin e futbollistit Albion Avdiaj nga Tirana tek Vllaznia.
Më pas, në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët, Brdariç ka thënë se me Teutën është një ndeshje e vështirë. Ai ka siguruar se ekipi do të japë 100% në këtë ndeshje. Nga ana tjetër, ai ka kujtuar se të gjithë kërkojnë fitoren kundër Vllaznisë si kryesuese. Brdariç ka shtuar se shpresojmë të bëjmë mirë si në vitin 2020, duke kujtuar se janë një skuadër, një grup i konsoliduar.
I veçantë në këtë dalje të trajnerit Brdariç, ishte pozicioni i drejtorit sportiv Matko Djarmat. Ai ka qenë në rolin e përkthyesit të gjermanit, i cili prej disa kohësh para gazetarëve flet në gjuhën serbo- kroate, nga është origjina e tij. /ShkodraWeb Media/
LEXONI EDHE: