Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se Evropa është në një pikë kulmore të pandemisë, ndërsa paralajmëron se koronavirusi po përhapet shumë shpejt në të gjithë kontinentin dhe mutacioni i ri ka krijuar një situatë alarmante.
Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Evropën, tha se ndërsa ardhja e vaksinave ishte një ‘mjet’ i ri në dispozicion për të luftuar virusin, ndërsa thuajse gjysma e 53 vendeve po raportonin një shkallë shumë të lartë të incidencës në një javë.
Kluge tha se vendet që po marrin vaksinën Pfizer/ BioNTech mund të jenë fleksibël në hendekun që krijohet mes dozave të para dhe të dyta. Ai shton se duhet të vendoset një ekuilibër midis shfrytëzimit sa më të madh të furnizimeve të kufizuara dhe mbrojtjes së sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.
Disa vende, përfshirë Britaninë, po kërkojnë të zgjasin kohën e dhënies së dozës së dytë të vaksinës, nga 21 ditë në 12 javë.
Kjo kërkesë në lidhje me vaksinën me Pfizer dhe BioNTech ka gjeneruar një debat të ashpër midis shkencëtarëve, që paralajmërojnë se nuk kanë prova se vaksina e tyre do të vazhdonte të ishte mbrojtëse nëse doza e dytë do të jepej pas më shumë se 21 ditësh. /The Guardian/