24 orët e fundit në Bashkinë e Shkodrës kanë regjistruar një përkeqësim të situatës si pasojë e përmbytjeve në territor. Hidrocentralet në kaskadën e Drinit, zyrtarisht shkarkojnë 300 m3/sek ndërrsa prurjet janë në nivelin 2700 m3/sek.
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka qenë në ndjekje të situatës, sot ka qenë në fshatin Obot të Anës së Malit, ku pasojat e pëmbytjeve janë më të dukshme dhe një zonë që dëmtohet më së shumti nga ky fenomen.
Ademi ka theksuar se strukturat vendore janë në monitorim të situatës, duke kërkuar bashkërendim edhe me institucione të tjera që me ligj ngarkohen në koordinimin e përballimin e situatës. Nëse do të jetë e nevojshme, Bashkia ka gati strukturat akomoduese për banorët, nëse do të ketë nevojë për evakuim, ka thënë Ademi.