Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, vazhdon pa ndërprerje takimet. Në fokus, janë të rinjtë dhe Lëvizja Rinore për Integrim. Ndalesa e radhës ishte Paskuqani, ku u zhvillua një takim i koordinuar nga kryetari i LRI-së aty por edhe antari i kryesisë kombëtare të LRI-së, Roberto Delija.
Në një publikim në Facebook, Delija mes të tjerave thekson se “Arsimimi i të rinjve dhe paga të mirëpaguara janë kryefjala e politikave rinore që do të ndërmarrim sapo të largojmë kryeministrin më të papërgjegjshëm që ne si brez kemi hasur. Por si fillim na duhet të bëjmë thirrje të forta që largimi nuk është zgjidhje, votimi në zgjedhje është zgjidhje.”. Një mesazh ky shumë i rëndësishëm, në një kohë kur të gjithë, sidomos të rinjtë, po e shohin të ardhmen larg vendlindjes.
PUBLIKIMI I ROBERTO DELIJA
Diskutim i këndshëm sot mes të rinjve të LRI Paskuqan dhe Monika Kryemadhit. Nëse në politikën e emisioneve diskutohet për mbështetjen e opozitës dhe qeverisë, në takime të tilla nuk ka vend për dyshime.
Të rinjtë si gjithmonë i besojnë LSI jo vetëm për faktin se në LSI ka patur dhe do të ketë deputetë e këshilltar bashkiak si përfaqësues të të rinjve, por mbi të gjitha do ta votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit për vizionin që ne kemi.
Arsimimi i të rinjve dhe paga të mirëpaguara janë kryefjala e politikave rinore që do të ndërmarrim sapo të largojmë kryeministrin më të papërgjegjshëm që ne si brez kemi hasur. Por si fillim na duhet të bëjmë thirrje të forta që largimi nuk është zgjidhje, votimi në zgjedhje është zgjidhje.
Sepse për çdo arsye që një i ri mendon largimin nga Shqipëria, ne kemi programin dhe vullnetin për të punuar fort dhe për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.