U afrua te Vllaznia në merkaton e verës, por e ardhmja e tij nuk do të jetë më Shkodra. Ismael Dunga ka gjetur akordin tjetërkund dhe prej Kenias, ku po qendron prej disa kohësh, do të udhëtojë drejt Japonisë së largët.
“ABC News“ bën me dije se gjithçka është e kryer dhe sulmuesi afrikan ka firmosur një kontratë të re me Sagan Tosu, ku do të përfitojë më tepër se te kuqeblutë.
Për këtë lëvizje është marrë edhe drita jeshile e Vllaznisë, që do të përfitojë 90 mijë dollarëve në arkat e saj. Klauzola në kontratë ishte e një shume prej 200 mijë eurosh, por shkodranët në fund janë bindur ta lënë të lirë edhe për më pak të ardhura.
Në radhët e Sagan Tosu në të shkuarën ka luajtur edhe sulmuesi i njohur Fernando Torres, ndërsa shumë yje të tjerë të futbollit europian kanë zgjedhur Japoninë si destinacionin e tyre të fundit në karrierë.
Nje lajm te tille tashme jane duke e dhene edhe mediat e huja, e kjo tregon qe kjo levizje mund te quhet e zyrtarizuar, megjithate nga klubi Vllaznia ende nuk ka asnje konfirmim dhe per kete arsye deri atehere duhet pritur.