Për ditën e diel, 10 janar 2021, vendi ynë sërish do të përfshihet nga rreshje shiu intesive dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën veriore dhe veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.0 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 3/11
Zona e ulët 10/18
Zona bregdetare 12/18 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/