Përveç përmbytjeve, moti i keq sjell edhe probleme që lidhen me temperaturat e ulta. Mësohet se Bashkia e Pukës është në mungesë të plotë të energjisë elektrike. Sipas burimeve, kanë defekte linjat e tensionit të lartë Fushë Arrëz- Pukë dhe Pukë- Koman.
Shkak i defekteve është këputja e linjave (telave) si pasojë e pranisë së akullit. Mësohet se grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike. /ShkodraWeb Media/