Një person në Tale të Lezhës është shpëtuar, pasi ishte bllokuar si pasojë e përmbytjeve.
Operacioni për shpëtimin e tij është zhvilluar nga Emergjencat Civile të Bashkisë Lezhë.
Për të ndërhyrë dhe ndihmuar qytetarin e izoluar që kishte kërkuar ndihmë janë angazhuar forcat zjarrfikëse me mjete lundrimi si dhe emergjencat civile duke vepruar sapo u ishte dhënë alarmi.
Personi kishte ngelur i bllokuar në grykëderdhjen e lumit Mat dhe falë ndërhyrjet se shpejtë u bë i mundur shpëtimi i tij