Zbardhen detaje të reja nga plagosja e Ylli Ibrahimit në Milot të Lezhës. Mësohet se 45-vjeçari është qëlluar nga dy persona me motor.
Ai është qëlluar me armë zjarri dhe është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme teksa duket qartë se tashmë bëhet fjalë për një atentat dhe jo ngjarje aksidentale.