Te henen do te startoje ne Shkoder nje mega- aksion kunder informalitetit te bisnesit ne Shkoder. Lajmi eshte bere i ditur per ShkodraWeb nga burime te besueshme brenda Ministrise se Financave. Ne siten e tatimoreve do te kalojne te gjitha bisneset e regjistruara ne Tatim- Taksat Shkoder, duke nisur nga kasat fiskale, librat e llogarive, bilancet etj. Ne rast shkeljeje, sanksionet do te jene maksimale, pasi qe konsiderohet se bisneste jane paralajmeruar nga vete ministri Arben Ahmetaj publikisht para disa diteve. Ne grupet e kontrollit te bisneseve do te jene inspektore te ardhur nga kryqyteti, te shoqeruar nga punonjes te Tatim- Taksave lokale. Ne fakt, lajmi per nisjen e mega- aksionit duhet te jete dekonspiruar, pasi disa bisnese me te cilat kontaktoi ShkodraWen ne rajonin e Shkodres, thane se jane ne dijeni te kontrolleve qe nisin te henen. Disa nga ato bisnese, edhe ne keto ore, duke perfituar nga e shtuna dhe e diela ne dispozicion, po bashkepunojne me kontabilistet, financieret e arketaret e tyre per rregullimin e “letrave” te bisneseve. Ndersa burimet nga Ministria e Financave bejne me dije se cdo gje eshte gati, madje edhe plani i punes qe do tu jepet grupeve ne terren. /ShkodraWeb/