Një trajner me stil, shumë ndryshe nga ata që kanë ardhur në Shqipëri. Tomas Brdariç përgëzon skuadrën pas këtij suksesi të madh që e çon edhe më afër titullit, duke nxjerrë kështu jashtë loje një ekip si Kukësi. Në “gol pas goli” në “Supersport”, trajneri Brdariç ka pohuar: “Urime të gjithë skuadrës, ne e dimë që çdo ndeshje do të jetë më e vështirë dhe më e vështirë, se pritshmëria është shumë e lartë tani. Por duhet të jemi të përulur dhe që duhet të luftojmë shumë në çdo ndeshje. Sot nuk ishte perfekte, por mendoj se e merituam për atë që u munduam me presing të lartë. Një rezultat 1-0 është gjithmonë një rezultat i vështirë.”
“E nisëm ngadalë, ishim shumë të pakëndshëm me topin, luajtëm shumë shpejt dhe bëmë disa gabime. Por pastaj luajtëm në mënyrën tonë e shënuam, mund të bënim edhe të dytin se kishim raste, nëse vazhdojmë kështu jemi të kënaqur”.
“Kukësi është një skuadër shumë e mirë, ka lojtarë shumë të mirë, në ndeshjet e fundit nuk ka rezultate shumë të mira dhe motivimi e besimi nuk është si më parë. Analizuam ndeshjen e parë dhe bëmë shumë më mirë. Sigurisht, nuk mund të parandalosh gjithçka ndaj Kukësit, ata ndaj Laçit shënuan dy gola. Ndaj sot 1-0 jashtë është rezultat që e merituam dhe mendoj se duhet të vëzhdojmë me punën e mirë që po bëjmë. “
“Folëm në pushimin e ndeshjes për disa çështje, e pamë mirë si ishte situata. Është e rëndësishme që të kontrollosh mbajtjen e topin dhe ishte çelësi nga i cili erdhën shanset tona. “
“Luajtëm sot ndeshjen e 14 dhe kanë mbetur 22, ndaj është shumë herët për të menduar objektiva të tjerë. Spektatorët mund të ëndërrojnë, nuk ka probleme, por na lejoni të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë loje. Jemi një grup i bashkuar, ne besojmë në lojën tonë që mund të luajmë ofensivë për 90 minuta, shpesh edhe me rrezik. Por mendoj që është një stil që mund të identifikohesh me të dhe jam totalisht i lumtur që ia kemi dalë me të”, – tha trajneri Tomas Brdariç pas ndeshjes në “Elbasan Arena” me Kukësin rival për titull.