Sokol Parruca përkujton Heroin e Demokracisë Rin Monajka (11 Qershor 1953 – 1 Maj 1997)
Rini Monajka meriton shumë më teper nga sa mund të shkruajmë ne që e kemi njohur……Elegant, paraqitje tepër fin në mendime, sjellje e qëndrim…
Shokun tim të sportit e takoja çdo ditë, i urtë e tepër i edukuem kisha kënaqësi kur rrija e bisedoja…
Kohët e fundit të fundvitit ’80 më shmangej, më hidhte një vështrim si për të më thenë mos rri me mu, pa me shpjeguar arsyen, të cilën e mësova ditën që e kishin arrestuar, çka kishte dalur kundra sistemit, duke vepruar konkretisht në rrëzimin e bustit të Stalinit….. Mora vesh që e kishin torturuar e sakatuar çka dhe i morën dhe jetën….
E askush nuk u dënua… iku Rini për tu kujtuar vetëm nga familja, fisi e shokët e askush tjetër ndonëse veproi guximshëm me bindje kundër sistemit diktaturial e ndër të parët ….. nuk shohim një pllakë, një gurë e pse jo një bust me emrin e tij…
Ai dha jetën për ideal e demokraci edhe pse në të gjallë të tij ishte fjalëpak e pa mburrje, por aktin e bëri tepër heroik … Një hero i demokracisë… e si hero ai duhet të gezojë gjithë nderimet, vlerësimet e privilegjet….
Urtësia e modestia që po e ndjek Rinin edhe pse prej vitesh e kemi humbur, duhet të jetë një ftesë për vëmendje ndaj këtij njeriu që nuk e mbajti veten për hero … .por që shokët e shoqëria ia dhanë titullin e heroit….
Mirënjohje e nderim për ty RIN. /Dërguar për publikim në ShkodraWeb Media nga Paul TEDESCHINI/