Ish- deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste.
Ai ka qenë në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku ka informuar për vendimin politik të tij, duke ndjekur kështu hapin e ndërmarrë pak ditë më parë dhe nga ish-deputeti tjetër Nasip Naço.
Në një prononcim për median Rehovica tha se vendimin e kishte marrë i imponuar nga sjellja politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.
“LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-së ka mbaruar. Berati ka nevojë për progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS”, tha Rehovica.
Ky i fundit u largua nga Kuvendi pasi kishte fshehur një dënim në Itali, dhe u zbulua në sajë të ligjit për deklriminalizimin.