Vllaznia ka lene tashme pas ndeshjen e kaluar me Kukesin e cila u mbyll me sukses dhe ka nisur te mendoje per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje te merkuren ne Ballsh ndaj Bylisit vendas.
Ne pamje te pare konsiderohet nje sfide e lehte ngaqe skuadra e vendit te pare luane me ate te tete ne renditje, me te cilin e ndajne jo pak por 20 pike.
Por ne fakt, ne kampin shkodran ne fakt nuk jane te ketij mendimi. Stafi teknik e konsideron madje nje perballje edhe me te forte se ajo ndaj Kukesit.
Megjithate trajneri Brdariç ne kete pragndeshje ka marre edhe nje lajm pozitiv. Do t’i rikthehen nga skualifikimi dy lojtare, pikerisht kapiteni Gurishta dhe sulmuesi anesor Ardit Hoxhaj.
Perpos tyre, tashme plotesisht i gatshem do te jete edhe braziliani Victor Da Silva, i cili mungon prej nje kohe te gjate per shkak demtimi te cilin tashme duket se e ka lene pas dhe madje ne ndeshjen e kaluar me Kukesin, luajti pak minuta ne fund.
Me tre lojtare me shume ne organike, tek Vllaznia jane duke menduar vetem per sukses ne takimin e rradhes me Bylisin sepse duan te ruajne distancen prej 9 pikesh me ndjekeset me te aferta te saj.