Kryetari i PDK- së Nard Ndoka, është i njohur për batutat e tij, sidomos ato me kolegët e politikës, pjesë e të cilës është prej 30 vitesh. Para pak minutave, ish- deputeti i Shkodrës, ka publikuar në Facebook atë që mund të quhet batuta e radhës.
“Rama ka nxjerr në nxemje dy papagaj, Jozin n’kafaz dhe Erionin n’fushë!”, shkruan në faqen e tij në Facebook kryetari i PDK- së Nard Ndoka.
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, pritet që situata politike të shkojë drejt nxehjes, ndërsa sipas gjasave, nuk do të mungojnë as batutat e Ndokës, i cili pritet të jetë pjesë e listës së PD-së Shkodër, në një vend të sigurtë, pas marrëveshjes me Bashën.