Një 42-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij.
Sipas News24, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Verdovë të Pogradecit.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se 42-vjeçar N. Xh., jetonte i vetëm në banesë.
Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.