Partia Demokratike i ka besuar drejtimin politik të qarkut Lezhë, ish-deputetit dhe analistit Mark Marku, i cili do të udhëheqë ekipin e selisë blu në zgjedhjet e 25 prillit.
Pedagogu ka qenë më parë deputet i PD-së, ndërsa së fundmi Lulzim Basha i kishte besuar një vend mes anëtarëve të vlerësimit të kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti.
Ndërkohë më herët Partia Demokratike ka caktuar Gazment Bardhin në qarkun e Elbasanit, Edi Palokën në Durrës dhe Helidon Bushatin në Shkodër.
Në Vlorë, PD ka caktuar si drejtues të qarkut ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leksaj, ndërsa Fierin PD –ja ia ka besuar ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.