Ish-deputetja Orjola Pampuri thotë se Hazbie e Qazim Noka e kanë përjetuar virusin me vështirësi të mëdha. Pampuri thotë se i moshuari merr vetëm 80 mijë lekë të vjetra, dhe jetesën e siguron vetëm me pensionin e vet dhe të bashkëshortes, që merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra.
Gjatë bisedës me ish-deputeten Orjola Pampuri, Qazimi tregon se si është detyruar të marrë borxh për vizitat dhe kurën e COVID-19. E gjithë kura ka kushtuar rreth 5 milion lekë, para të cilat i ka marrë borxh, pasi me pension nuk siguron dot as jetesën normale, ndërsa nga shteti s’ka marrë asnjë ndihmë.