KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Angjelo Radovani. Sulmuesi 19 vjeçar shkodran pas një përvojë të shkurtër në Ballsh, rikthehet për të dhënë më të mirën e tij në klubin ku u formua si futbollist.
Me Radovanin është firmosur një kontratë trevjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin e 21 vjeçarëve, por duke qenë vazhdimisht në vëmendjen e stafit të ekipit të parë.
Mirë se u ktheve në shtëpi, Angjelo! /Njoftim i KF Vllaznia në faqen zyrtare në Facebook/