Ish- deputeti i PD-së Bardh Spahia, denoncoi një ditë më parë largimin nga puna të 25 laborantëve klinikë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Sot, për të sqaruar pozicionin e institucionit që drejton, ka dalë para mediave drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës Ardian Dajti.
Ai ka sqaruar se 25 laborantët klinikë nuk janë larguar nga puna. Ai ka thënë se sherbimi është dhënë me konçension. Asnjërit nga punonjësit, nuk iu është nderprerë kontrate e punës. Jo vetëm kaq, ka shtuar ai. Punonjësit do të jenë pjesë e marrëveshjes me konçesionarin.
Para gazetarëve, Dajti ka listuar një sërë sherbimesh që do të jenë me konçension në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Po ashtu, drejtori Dajti ka thënë se në këtë periudhë pandemia, nuk ka largime punonjësish. Përkundrazi, gjatë kësaj periudhe është rritur numri i personelit, ka sqaruar ai.
LEXONI EDHE: “Ndodh vetëm nën regjimin e Edi Ramës”, Bardh Saphia reagon për largimin nga puna të 25 laborantëve në Shkodër