Një ushtar shqiptar ka humbur jetën në Afganistan në rrethana ende të paqarta.
News 24 bën me dije se bëhet fjalë për ushtarakun me iniciale XH.I. I ndjeri ndodhej me mision paqeruajtës në provincën e Heratit.
Ushtari është i katërti që humb jetën në misionet paqeruajtëse jashtë vendit në kuadër të Forcave të Armatosura.
Në muajin shkurt të vitit 2012, mbeti i vrarë në Afganistan, kapiten Feti Vogli.
Ndërkohë, në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.