Klodian Gjino mund të ishte sot një lojtar i Bylisit, jo i Vllaznisë.
“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se mesfushori 26-vjeçar, prodhim i akademisë së Olimpiakosit, ka qenë pranë firmës me ballshiotët, por në momentet e finalizimit të marrëveshjes, ishte Vllaznia që i bëri një ofertë dhe lojtari ndryshoi mendje.
Gjino luan në pozicionin ku sot Vllaznia ka Ardit Krymin dhe klubi e ka blinduar tashmë këtë rol.