Të sjellësh në jetë tre fëmijë njëherësh apo trenjakë, është një gjë që nuk ndodh shpesh. Për çdo familje, trefishohet gëzimi dhe atë e ka ndjerë një familje nga Shkodra. Lajmin, duke e shoqëruar edhe me foto, e ka publikuar në Facebook ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu.
Publikimi i Manastirliut
Ditë e gëzueshme sot, me lindjen e trenjakëve edhe në maternitetin e #Shkodrës??
Elena, Soleil dhe Kristel ??? kanë lumturuar familjen Lekstakaj në Shkodër dhe gëzojnë shëndet, falë kujdesit të treguar nga stafi mjekësor, dr.Isuf Çela, dr.Amela Troshani, dr.Elsa Kraja dr.Dhurata Kuçi dhe dr.Erisida Velija dhe stafi infermieror në maternitetin e Spitalit Rajonal Shkodër.
? Familja e re nga Shkodra përfiton menjëherë edhe bonusin e bebes prej 360.000 lekë të reja.
#FëmijëtTëParët?