Nisur nga abuzimet e njëpasnjëshme të Bashkisë Vau-Dejës të konstatuara nëpërmjet tenderave korruptivë, lehtësisht të verifikueshëme si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga ana e banorëve të kësaj Bashkie, PD Dega Vau-Dejës ndjen përgjegjësinë të reagojë në emër të qytetarëve dhe del me këtë deklaratë me të cilën ju drejtohet administratës së Bashkisë Vau-Dejës, ose asaj pjese akoma të përgjegjshme që ka mbetur nga administrata, që të distancohen nga urdhërat e paligjshëm të kësaj bande e cila ka zaptuar këtë Bashki që nga 30 qershori i vitit 2019, ku me një perqindje te vogel votuesish u instaluan si bandë duke shpërdoruar taksat e qytetarëve.
Duke qenë në mbështetje të qytetarëve, PD Dega Vau-Dejës do të vazhdojë dita – dites denoncimet e saj para opinionit publik. Njekohesisht i bejme thirrje organeve të drejtësisë që autorët e ketyre veprave të përgjigjen për abuzimet dhe mashtrimet lidhur me shpërdorimin e taksave te qytetareve te Bashkise Vau Dejes.
Do jemi zeri i qyetareve te Bashkise Vau Dejes si dhe nuk do te lejojme qe nje pakice te abuzoje ne kurriz te taksapaguesve. 25 Prilli është dita nga ku do të ndahemi njëherë e mirë nga kjo e keqe e madhe që ka mbërthyer vendin dhe institucionet publike. /Deklaratë e Kole SHABEN, drejtues Komunikimi PD Vau Dejes/