Asime Çela është një nënë pensioniste që pak muaj më parë është përballur me COVID-19.
Në një bisedë me shefin e kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti, zonja Çela tregon vështirësitë e mëdha në këtë përballje, ndërsa thotë se asnjë prej institucioneve shëndetësore nuk ka ofruar asnjë lloj ndihme, megjithëse i ka telefonuar kur gjendja ka qenë e rënduar.
Ajo pretendon se as tamponin nuk ka shkuar njeri ta bëjë. Asimeja thotë se kurën e ilaçeve e ka blerë me lekët e veta dhe me ndihmën e fëmijëve, pasi me pension është e papërballueshme kostoja prej 2 milionë lekësh.