Të apasionuarit pas serialit të famshëm të viteve 2000 “The Simpsons” thonë se një tjetër parashikim ka ndodhur në realitet. Bëhet fjalë për veshjen që zv/ Presidentja e SHBA, Kamala Harris kishte në ditën e inaugurimit.
Në një nga episodet e këtij seriali, të transmetuar në vitin 2000 shfaqet Lisa Simpson, e cila përshkruhet si Presidentja e ardhshme e SHBA-ve. Ajo që është vënë re ka qenë veshja e Kamala Harris, në 20 janar, e cila është shumë e ngjashme me atë të Lisa Simpson.
Harris u betua si nënkryetare për Joe Biden ndërsa ishte e veshur me një pallto ngjyrë vjollce dhe në qafë mbante një gjerdan me perla. Edhe në episodin e “The Simpson” Lisa shihet e veshur me një kostum ngjyrë vjollcë dhe një gjerdan me perla.