Zv/kryeministri Erion Braçe i është gëzuar pa masë fitores së Partizanit në derbin e djeshëm ndaj Tiranës 1-0. Në rrjetet sociale, zyrtari i lartë i qeverisë ironizoi rivalët bardheblu duke i quajtur “ekip i Yzberishtit”, ndërsa konsideroi Vllazninë si rivalin që duhet mundur këtë sezon.
Braçe u shpreh i lumtur dhe për rikthimin në fushë të sulmuësit të “demave”, Eraldo Çinarit, i cili i dha fitoren ekipit të Dajës. Sulmuesi shkodran u kthye të luante pas dënimit nga FIFA për shkak të transferimit nga Alaveshi te Partizani në verën e 2018-ës, ç’ka solli bllokimin e merkatos së 16-herë kampionëve të Shqipërisë verën e vitit të kaluar.
Postimi i Erion Braçes
KRYEQYTETI ESHTE I KUQ!
Kaq ishte; 5 vite fitore u ndalen vec nga dy humbje e dy barazime dhe mbyllet ketu! Sot rinisi vargu i ri i fitoreve; Deri tani jemi 4 pike me 1!
I lumtur per secilin nga djemte, ata ne fushe e ata ne stol, per trajnerin Daja, trajneret e tjere, gjithkend ne shtepine e kuqe;
Presidentin Demi qe e di sa e ndjen kete ndeshje-eshte ndeshja e tij!
Por mbi te gjitha;
I lumtur per Erald Cinarin, vuajtjen e durimin e tij, forcen per te vijuar perpara, imagjinoni, pa luajtur qofte edhe nje minute te vetme, vec duke u stervitur, kokeulur dhe modest shembullor, hyn ne fushe e shenon sikur ka 6 muaj qe luan cdo ndeshje, me mendje e zemer!
SHEMBULLI SE SI TE LUFTOSH E MOS DOREZOHESH KURRE!
Por pertej ketyre;
Nuk e kuptoj gjithe kete entuziazem.
Ekipi per tu mundur eshte Vllaznia, jo ai i njesise administrative Yzberisht prane bashkise Tirane!
#PerjetMeTyPartizan ?????
VO: aaa po, Partizanit nuk i mbaron ndeshja kurre, kur fiton ne fushe duhet te merret edhe me te njejtin ekip te Yzberishtit ne Supersport!