Para pak minutave është vënë në pranga një person në sheshin “Prek Cali” në qytetin e Shkodrës. Lajmi bëhet me dije për ShkodraWeb nga persona në vendngjarje. Ata e identifikojnë personin e arrestuar si banorë të lagjes së tyre me inicialet A.B., rreth 50 vjeç.
Paraprakisht, nuk ka ndonjë informacion nga Policia e Shkodrës lidhur me këtë aksion të “Shqiponjave” të Shkodrës, i cili konfirmohet nga disa qytetarë të pranishëm në vendngjarje.
Sipas të njëjtave burime, dyshohet se personi i arrestuar është i shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë nga një vend aleat i Shqipërisë. Gjithsesi, pritet komunikata zyrtare e Policisë së Shkodrës.