Partia Demokratike e Shkodrës ka përfunduar një proces të rëndësishëm siç janë zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas dega Shkodër. Sipas burimeve gara në tri prej ZAZ-ve nga katër në total ka qenë me një rivalitet të fortë dhe pjesëmarrje të madhe të grave dhe vajzave në procesin e votimit. Gjithë procesin e ka ndjekur nga afër Albana Vokshi si e deleguar nga qendra bashkë me grupin e saj të punës.
Fillimisht është menduar se do të jetë vetëm një kryetare e gruas degës së PD Shkodër por më pas kjo ka ndryshuar duke e bërë me katër kryetare një për secilën ZAZ që ka Shkodra që janë katër në total.
Në këtë mënyrë në ZAZ 2 që përfshin Mbishkodrën dhe Nënshkodrën fitues u shpall Endriona Deda vetëm me një votë diferenxë 15-15-14 përballë Arjola Zefit.
Në ZAZ 3 kryetare e gruas u zgjodh Imelda Kraja e cila fitoi 19-13 përballë Senida Dragushës, ZAZ në të cilin pjesëmarrja ishte 100%.
Në ZAZ 4 fitoi Helga Sallaku përballë Marsilda Rusi me rezultatin 19-13. Ndërkohë në ZAZ 5 gara për kryetaren e gruas do të përsëritet pasi dy kandidatet Seida Shega dhe Majlinda Sekja dolën në balotazh 14-14 çka tregon për një garë të fortë edhe në këtë ZAZ ndërsa votimi do të bëhet brenda pak ditësh në këtë ZAZ.
Procesi i votimit për përzgjedhjen e drejtuesve në Lidhjen Demokratike të Gruas po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë duke përfunduar kështu plotësimin e të gjitha strukturave në radhët e PD ndërsa jemi vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Procesi i votimit në Shkodër për katër kryetaret e gruas në katër ZAZ u bë në selinë e PD në Shkodër ndërsa nuk raportohet për parregullsi në këtë proces. /StarPlus TV/